Zëri i Rusisë Një nga shokët e Berezovskit deklaroi se oligarkun rus e kanë mbytur, njoftoi të hënën gazeta “The Guardian”.

Ish-bashkëshortja e Boris Berezovskit, në pronësi të së cilës është shtëpia, ku jetoi dhe vdiq oligarku, mbërriti në vendngjarje kur atje po punonte ekipi i mjekëve të ndihmës së shpejtë. Më vonë ajo u tha miqve se në banjo afër trupit të biznesmenit ishte gjetur një shall.

Një nga miqtë më të vjetër të Berezovskit, Nikollai Gllushkov, pas këtij rrëfimi arriti në konkluzionin se oligarkun e kanë vrarë. "Borisin e kanë mbytur. Ose ai e ka bërë vetë këtë, ose dikush e ka ndihmuar. Por unë nuk besoj se kjo ishte një vetëvrasje", - deklaroi Gllushkov.