SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nënshkruan një plan veprimesh të përbashkëta kundër atij që ata e quajnë "provokim nga ana e Koresë së Veriut". Në këtë marrëveshje të re kanë gjetur pasqyrim veprimet që do të ndërmarrin dy vendet në rast se Koreja e Veriut do të nisë papritmas sulmin.

Sipas marrëveshjeve të mëparshme, në rast përleshjesh të vogla amerikanët mund edhe të mos vinin në ndihmë. Ndërsa tani Seuli do të ketë mundësi t’i drejtohet Uashingtonit, në qoftë se Pheniani do të sulmojë në të vërtetë ishujt e largët të Koresë së Jugut. Deri më tani Koreja e Veriut vetëm ka kërcënuar se do ta bëjë këtë.

0Aktualisht në Korenë e Jugut ndodhen me bazim të përhershëm 28 mijë ushtarakë amerikanë.