Abonimi në shërbimin më të famshëm videohosting në Internet - YouTube - mund të kthehet në një shërbim me pagesë. Ky informacion iu konfirmua sot tërthorazi gazetarëve në Los Angeles nga Zv. Presidenti i kompanisë Google, i cili mbikqyr zhvillimin e shërbimit YouTube, Robert Kyncl.

Sipas fjalëve të tij, "kanalet e abonimit me pagesë janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe mund t'u sjellin të ardhura suplementare zhvilluesve dhe krijuesve të përmbajtjes së programeve që shfaqen në to".

Nga ana tjetër, burime informacioni në kompani nuk përjashtojnë mundësinë që abonimi me pagesë të zbatohet duke filluar që nga tremujori i dytë i këtij viti. Çmimi do të variojë nga 1-5 $ në muaj.