Udhëheqësi i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, së bashku me bashkëshorten e tij mbërriti sot në Rusi në kuadër të udhëtimit të tij të parë përtej kufijve të vendit si kryetar shteti.

Në Moskë ai do të takohet me Presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Lideri kinez deri në vitin 2015 dëshiron ta rrisë vëllimin e tregtisë mes Rusisë dhe Kinës deri në 100 miliardë dollarë.