Vneshekonombank (Banka e jashtme ekonomike), Korporata kineze e Investimeve, Fondi rus i Investimeve të drejtpërdrejta dhe Fondi ruso-kinez i Investimeve nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, i cili hedh themelet e parimeve të bashkëpunimit në fushën e investimeve në projektet infrastrukturore dhe projektet në Lindjen e Largët të Rusisë.

“Gazprom-i” dhe “China National Petroleum Corporation” (CNPC) nënshkruan një memorandum mbi furnizimet e gazit nëpërmjet itinerarit  lindor në Kinë.

“Rosneft” dhe “CNPC” nënshkruan një marrëveshje mbi furnizimin e naftës në bazë të kushteve të parapagimit nga Rusia në Kinë, si dhe një dokument për bashkëpunimin në fushën e nxjerrjes, përpunimit dhe furnizimeve të hidrokarbureve.

“Rosneft” dhe Banka Shtetërore e Zhvillimit e Kinës nënshkruan një marrëveshje kredie midis tyre.