"Rosneft" shpreson në realizimin e projekteve të mëdha strategjike në partneritet me grupin e “British Petrolium” (BP), duke përfshirë si pjesën kontinentale të territorit rus, ashtu edhe shelfin e Rusisë, njoftoi Presidenti i "Rosneft" Igor Seçin.

"Ne tashmë jemi në dijeni të disa preferencave të BP dhe mendoj se së shpejti do të gjejmë një zonë në shelf dhe do të biem dakord për kushtet e punës së përbashkët", - njoftoi Seçin. "Ne gjithashtu jemi duke punuar së bashku me BP për zgjidhjen e çështjes së rezervave të naftës në pjesën kontinentale, nxjerrja e të cilave është e vështirë", - tha Seçin, duke shtuar se përveç kësaj dy kompanitë kanë në plan të bashkëpunojnë edhe në disa projekte ndërkombëtare.