0Samiti i BRICS në Durban do të mbahet nën moton "BRICS dhe Afrika: Partneriteti për hir të zhvillimit, integrimit dhe industrializimit". Një nga temat kryesore të tij do të jetë konflikti në Siri. Në vigjilje të Samitit situata në këtë vend u përshkallëzua përsëri. Në qytetin e Aleppo është fiksuar rasti i vënies në përdorim të armës kimike nga opozita e armatosur. Presidenti sirian Bashar Al-Assad iu drejtua për ndihmë vendeve të BRICS me kërkesën për të ndaluar dhunën. Të gjithë anëtarët e BRICS besojnë se vendosja e dialogut ndërsirian është ende e mundur, tha Sergei Rjabkov.

- Problemi i mbështetjes për qeverinë e Damaskut, të paktën, për Rusinë, as që vihet në diskutim. Ne nuk jemi avokatë në çështjen e Assadit. Ne besojmë se është ende e mundur arritja e krijimit të një platforme për zhvillimin e dialogut ndërsirian. Dhe kjo nuk ka alternativë. Edhe vendet e tjera të BRICS i përmbahen të njëjtit mendim. Unë jam i bindur se Samitit në Durban do të sqarojë kryesisht se çfarë është e domosdoshme të bëhet për zgjidhjen e problemit sirian.

Dy pjesëmarrëse të BRICS - Rusia dhe Kina - janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në lidhje me zgjidhjen e problemit sirian qëndrimet e tyre përkojnë plotësisht. Moska dhe Pekini kanë përdorur të drejtën e vetos gjatë diskutimit të çështjes mbi operacionin e huaj ushtarak në këtë vend.

Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut e shohin BRICS si një lojtar të fortë në politikën botërore dhe si një platformë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në të. Por në Perëndim ekziston mendimi se Rusia dhe Kina synojnë ta shndërrojnë BRICS në një forcë, të aftë për të minuar pozitat e SHBA-së dhe NATO-s. Fakti, se ky pozicion nuk pasqyron aspak gjendjen reale të punëve, ka gjetur pasqyrim në dokumentet e pesë samiteve të mëparshëm të BRICS, vuri në dukje Sergei Rjabkov:

- Ne nuk po përpiqemi për t’i kundërvënë vetes ndokënd. Ne thjesht flasim për autoritetin dhe ndikimin në rritje të BRICS, gjë kjo që tashmë nuk mund të vihet në dyshim. Kjo është e nevojshme për të çuar përpara interesat tona dhe për t’u siguruar që përpjekjet tona në këtë drejtim janë të suksesshme.

Ndër interesat tona kryesore - ndikimi ekonomik. Një nga iniciativat më të diskutuara në këtë fushë - themelimi i Bankës unike të Zhvillimit të BRICS. Krijimi i saj është plotësisht real, siguroi Rjabkov:

- Ne jemi tashmë në prag të marrjes së vendimit zyrtar për themelimin e Bankës. Ne do të donim që Banka të luante rolin e vet në qarkullimin e kapitalit të huaj, kreditimit, krijimin e institucioneve të kreditit, para së gjithash, në vendet e BRICS.

0Duke pasur parasysh pasojat e krizës globale financiare dhe problemet e vazhdueshme në Eurozonë, vendimi për krijimin e Bankës së BRICS do të ushtrojë një efekt pozitiv në tregje - si politik, ashtu dhe psikologjik. Sipas mendimit të Sergei Rjabkov, marrja e këtij vendimi mund të pritet nga Samiti në Durban.