Zëri i Rusisë Qeveria e Qipros do të vendosë kufizime në qarkullinim e kapitalit për shkak të "gjendjes së jashtëzakonshme" në ekonominë vendase. Projektligji i paraqitur për votim në parlament parashikon mbi dhjetë masa të tilla.

Në veçanti, parashikohen kufizimet në tërheqjen e parave cash nga llogaritë bankare; ndalimi i tërheqjeve të parakohshme të depozitave bankare; ndalimi ose kufizimi i operacioneve me para jo-cash; kufizime në lëvizjet e kapitalit, pagesave dhe transfertave të parave.