Zëri i Rusisë Presidenti rus Vladimir Putin në pranverë do të organizojë një telekonferencë me qytetarët rusë, të parën pas rizgjedhjes së tij në postin e Presidentit në vitin 2012. Data e saktë e zhvillimit të saj do të bëhet e ditur më vonë.

Telekonferenca e parë me Presidentin u zhvillua më 24 dhjetor të vitit 2001. Herën e fundit Putin iu përgjigj në linjë direkte televizive pyetjeve të qytetarëve rusë më 15 dhjetor të vitit 2011. Për 4 orë e gjysmë atë e dëgjoi pothuajse 40% e audiencës televizive.