Nga fund i Oqeanit Atlantik u ngritën në sipërfaqe dy motorë të raketëmbajtëses “Saturn-5”, e cila në vitin 1969 dërgoi në Hënë anijen kozmike "Apollo-11", të pilotuar nga astronauti Neil Armstrong.

Nxjerrja nga një thellësi prej rreth 4.3 km e motorëve të raketëmbajtëses “Saturn-5” u organizua nga themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i dyqanit më të madh online në botë "Amazon", Jeff Bezos.

Gjithë operacioni për ngritjen e motorëve në sipërfaqe zgjati rreth 3 javë dhe përfundoi më 20 mars.