Një smerald unikal njëkilogramësh u nxorr nga vendburimi Mallishevskoje në rajonin Sverdllovsk (në Urale). Gjetja përfaqëson në vetvete një kristal jashtëzakonisht të bukur të çmuar në formacion (shtresë minerare). Guri është gjysmë i tejdukshëm dhe me ngjyrë jeshile të errët.

Gjetja e çmuar përmbush kriteret e unikales, me vlerësimin e saj tani po merren specialistët. Sipas traditës, këtij guri të rrallë duhet t’i vihet një emër, por atë nuk e kanë përcaktuar ende.