Zëri i Rusisë Marrëdhëniet ruso-kineze po përjetojnë periudhën më të mirë në historinë e tyre, ndërsa midis udhëheqësve të dy vendeve janë krijuar marrëdhënie miqësore, deklaroi Kryetari i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping.

Sipas fjalëve të Kryetarit të Kinës, qëllimi kryesor i vizitës së tij në Rusi është dhënia e një impulsi të ri marrëdhënieve të partneritetit strategjik. Ai vuri në dukje se gjatë negociatave do të shqyrtohen si bashkëpunimi bilateral, ashtu edhe situata në botë.

Xi Jinping theksoi se ai zgjodhi pikërisht Rusinë për vizitën e vet të parë shtetërore në postin e Kryetarit të Kinës.