Ka pak gjasa që Rusia të bjerë dakord për blerjen e aseteve të Qipros, për shkak se për marrjen e këtij vendimi është vënë në dispozicion një afat shumë i shkurtër kohor, mendon ish-Ministri rus i Financave Aleksei Kudrin.

Ai shpjegoi se Rusia nuk ka një vlerësim të besueshëm të këtyre aseteve, duke u bazuar në atë që do të ndodhë javën e ardhshme pas pushimeve të bankave, kur në Qipro nuk u kryen operacione bankare. "Pra, të biesh dakord sot për ndonjë mbështetje, pa patur informacionin e saktë mbi vlerën e vërtetë të këtyre aseteve ose të vlerës së tyre në të ardhmen, është një hap i rrezikshëm, dhe unë mendoj se ka pak gjasa që Rusia të ndërmarrë një hap të tillë", - tha Aleksei Kudrin.