Zëri i Rusisë Në Korenë e Veriut u shfaq video propagandistike e radhës që tregon kuadro të një intervencioni hipotetik në Korenë e Jugut, njoftuan të premten mediat e Seulit.

Video 4-minutëshe e titulluar "Lufta e shkurtër treditore" u postua në faqen zyrtare pro-qeveritare koreanoveriore të Internetit Uriminzokkiri.

Në fillim të videos shfaqen pamjet e një sulmi masiv me raketa dhe artileri mbi Seulin, pastaj duken desantët duke u hedhur me parashutë, të cilët kanë marrë urdhrin të pushtojnë kryeqytetin e Koresë së Jugut.