Zëri i Rusisë Kompania ruse prodhuese e antiviruseve për kompjutera "Laboratori i Kasperskit” (russ. «Лаборатория Касперского» - “Kaspersky Lab”) filloi të bashkëpunojë si një organizatë e vërtetë eksperte me një degë të veçantë të Interpolit, e cila merret me hetimin e krimeve në sferën e teknologjive të larta.

Kreu i "Kaspersky Lab" Eugjeni Kasperski shprehet i sigurt se tani mashtruesit e rrjeteve kompjuterike nuk do të kenë më mundësi që "të depërtojnë thellë" në çdo vend. Kasperski tha se ai e pat ëndërruar që prej kohësh krijimin e "Interpolit në Internet".