Zëri i Rusisë Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu dhe Ministri i Mbrojtjes Moshe Ajalon dhanë urdhër për mbylljen e kufijve me Rripin e Gazës për importimin e mallrave si dhe për kufizimin e zonës së peshkimit.

Ditën e enjte nga Rripi i Gazës në drejtim të territorit të Izraelit u lëshuan dy raketa, një prej të cilave shpërtheu pranë një godine banimi në qytetin Sderot. Viktima dhe shkatërrime serioze nuk ka.