Zëri i Rusisë Hartuesit e "Ligjit Magnitski" u kërkuan autoriteteve amerikane të miratojnë versionin më të rreptë të këtij dokumenti, duke zgjeruar ndjeshëm listën e zyrtarëve rusë të përfshirë në të.

Pjesë e listës planifikohet të jenë personat e përfshirë në proceset e bujshme politike dhe kriminale në Rusi.

Deri më 13 prill Shtëpia e Bardhë duhet të miratojë versionin e ri të ligjit në fjalë, mbi të cilin punuan organizatat më të njohura të të drejtave të njeriut në SHBA: Human Rights Watch, Humna Rights First, Amnesty International USA etj.