"Zëri i Rusisë" dhe Radio Ndërkombëtare e Kinës po përgatiten për të nënshkruar Marrëveshjen për hapjen e ndërsjelltë të hapësirës mediale. Ky hap do të bëhet konfirmim i lidhjeve të hershme partneriale dhe dëshmi e cilësisë re të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Kinës. Marrëveshja pritet të nënshkruhet sot nga drejtuesit e dy kompanive - respektivisht Andrei Bistrickij dhe Wang Gengnian.

Galeria fotografike

"Në shumicën e vendeve audienca e radios është në rritje. Kjo do të thotë se ne mund ta shfrytëzojmë këtë vemendje të shfaqur ndaj nesh për ta bërë më interesante, më të pasur dhe më të larmishme jetën e radiodëgjuesve tanë. Unë shpresoj se kjo marrëveshje do të jetë vetëm një nga hapat në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit tonë "- tha Kryetari i Radiostacionit "Zëri i Rusisë", zoti Andrei Bistrickij.

0Zoti Wang Gengnian, nga ana e tij, shprehu mirënjohjen e vet për mbështetjen e siguruar nga "Zëri i Rusisë" Radios Ndërkombëtare të Kinës që nga koha e fillimit të transmetimeve të saj në rusisht. Drejtuesi i Radios Ndërkombëtare të Kinës shprehu gjithashtu shpresën se "në të ardhmen, gjatë forcimit të bashkëpunimit në mes të Kinës dhe Rusisë në fushën e kulturës, ekonomisë dhe në sferën sociale, ne do të zhvillojmë projekte të përbashkëta akoma dhe më interesante".