Qeveria e Qipros hoqi dorë nga ideja e vendosjes së tatimit mbi depozitat bankare, deklaroi Kryetari i Parlamentit Jannakis Omiru pas një takimi me Presidentin Nicos Anastasiadis.

"Ne nuk po diskutojmë shkurtimet dhe as që do t'i kthehemi temës së shkurtimeve", - tha Kryetari i parlamentit, i cili kryeson një nga partitë e opozitës.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë atmosferën e unitetit dhe vendosmërisë, të mbështesin nismat e vendimet e marra nga udhëheqja politike të enjten si dhe ato masa që do të merren gjatë ditëve në vazhdim.