Shkarko audiofailin

Sipas vlerësimeve të ndryshme, rusët ruajnë në bankat e Qipros nga 18-26 miliardë dollarë. Nuk është e vështirë të imagjinohet se me çfarë humbjesh do të përballen depozituesit në rast të mishërimit në jetë të vendimit të Brukselit për tatimin mbi llogaritë bankare.

Ja se çfarë vuri në dukje në një intervistë me "Zërin e Rusisë" Presidenti i Shoqatës së Bankave ruse, Garegin Tosunjan:

- Deri më sot unë kam folur gjithmonë për mençurinë, urtësinë e BE-së, për aftësinë e tij që të dalë me kompetencë e zotësi nga situatat më të vështira. Por iniciativa e fundit e Bashkimit Evropian mua më ka shokuar krejtësisht. BE-ja mori një vendim habitshmërisht të gabuar! Dhe ai i shkaktoi një dëm shumë serioz jo vetëm reputacionit të "parajsës offshore", por edhe vetë Bashkimit Evropian.

Ndërsa ja pikëpamja, në lidhje me situatën e krijuar rreth Qipros, e Kreut të kompanisë së financimit ekspert "NEOKON", ekonomistit rus Mihaill Hazin:

- Unë jam i prirur të mbaj një qëndrim shumë serioz ndaj rregullave të lojës financiare. Një shkelje e tillë e tyre nga ana e BE-së, ndërsa më drejt thuaj Gjermanisë, ishte e mundur vetëm me pëlqimin e FMN-së. Ndërsa e dha atë Fondi Monetar Ndërkombëtar, me sa duket, duke perceptuar qartë se është e pamundur të ruhet sistemi ekzistues global bankar në formën e vet aktuale. Me fjalë të tjera, bankat nuk mëshirohen më. Dhe nuk ka tashmë rëndësi nëse do t’i pranojnë apo jo deputetët qipriotë kërkesat e BE-së, default-i është deklaruar. Mbyllja e bankave (ndërsa ato, duhet thënë, nuk po punojnë për të gjashtën ditë me radhë në shtetin ishullor) dhe është default në të vërtetë. Herët ose vonë ai do të përhapet në Portugali, Spanjë dhe Itali. Nëse depozita në bankë nuk është më një aktiv i sigurt, atëhere e ardhmja e sistemit bankar nuk mund të parashikohet më në përgjithësi. Një katastrofë e vërtetë!

Angela Merkel e urdhëroi Qipron për të negociuar mbi kredinë vetëm me Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe FMN-në, pa përfshirë vendet e treta, në veçanti Rusinë. Por ministrat e financave dhe energjetikës, faktikisht i gjithë bordi drejtues i bankës shtetërore të dytë më të madhe në ishull - Cyprus Popular Bank - u turrën me nxitim në Moskë. Ndërsa para kësaj Presidenti Nicos Anastasiadis telefonoi disa herë në Kremlin. U bë e ditur se në këmbim të parave Rusisë i ofrojnë bankat qipriote dhe vendburimet e gazit natyror.

Po si guxoi Nikosia të kundërshtojë Brukselin? Mihaill Hazin komenton si vijon:

- Situata e krijuar është mjaft e komplikuar ... Ne po bëhemi dëshmitarë okularë të konflikt të mprehtë mes Vladimir Putin dhe Angela Merkel për shkak të sferave të influencës. Merkel tha: "Qipro është shteti ynë", ndërsa Putin deklaroi: "Jo, jo vetëm i juaji". BE-ja, në fakt, pretendon për rolin kryesues në përcaktimin e rregullave të lojës financiare. Po nëqoftëse Bashkimi Evropian do të kërkojë, duke u shprehur në mënyrë të figurshme, të hidhen nga dritarja, edhe pse ai vetë nuk është në gjendje për të ruajtur stabilitetin në zonën e euros? Vendet anëtare të tij po humbasin durimin. Dhe po fillojnë ato të kërkojnë në mënyrë të mëvetësishme tani burimet e mjeteve të nevojshme financiare. Dhe fakti, që Brukselin nuk po e përfillin madje as shtete të tilla fare të vogla si Qipro, është krejtësisht faj i tij.

0Siç njoftojnë agjencitë informative, më 21 mars delegacioni qipriot do të vazhdojë bisedimet në Moskë.