Zëri i Rusisë Rusia është e shqetësuar për shkak të bllokimit të llogarive të disa strukturave shtetërore ruse në bankat qipriote, deklaroi Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvediev.

"Një numër i madh i institucioneve tona të hapura publike punojnë nëpërmjet Qipros dhe tani atyre u janë bllokuar paratë për arsye të pakuptueshme, sepse burimi i këtyre parave është mëse transparent, këto mjete financiare janë të deklaruara kudo. Këto janë struktura shtetërore", - deklaroi Dimitri Medvediev në intervistën e vet me një sërë mediash evropiane.

0Kryeministri i Rusisë shtoi: "Pikërisht për këtë arsye ne jemi të detyruar të mbajmë një qëndrim të tillë kaq të kujdesshëm e të vendosur ndaj ngjarjeve rreth Qipros dhe zgjidhjes së problemit të shlyerjes së borxhit të Republikës së Qipros".