Mostrat e para të saj ngjajnë me një pelikul transparente plastike, por materiali i saj përmban nanofibra celuloze. Trashësia e fibrave është 20 herë më e vogël se e një fije floku të njeriut. Pesha e 1m2 të fletës më të hollë është 8 g, ndërsa 1m2 i fletës më të trashë peshon 85 g. Letra transparente është elastike dhe e lehtë.

Sipas mendimit të shkencëtarëve të kompanive Mitsubishi Chemical Corp dhe Oji Holdings, të cilët e shpikën këtë letër, me kalimin e kohës letra transparente do të zëvendësojë xhamin e ekranit të kompjuterave tabletë. Në të ardhmen kjo shpikje do të mundësojë krijimin e ekranëve elastikë, kompjuterave tabletë që do të mund të përthyhen si të ishin fletë normale letre.