Dy helikopterë të policisë u përplasën mbi stadiumin olimpik në Berlin gjatë një fluturimi stërvitor. Të paktën një person u vra, ndërkohë që ka edhe të lënduar të tjerë.

Sipas të dhënave të mediave, bashkëpunëtorët e policisë po praktikonin në stadium shtypjen e trazirave masive. Dy helikopterët ranë pasi prekën njëri-tjetrin në ajër me elika për shkak të shikueshmërisë së dobët, edhe një tjetër helikopter u ul pa incidente. Ka mbetur i vrarë piloti i një prej helikopterëve si dhe ka të dhëna për katër të lënduar.

0Nga policia nuk ka ende asnjë njoftim.