Lideri i separatistëve kurdë Abdullah Oçalan, i cili po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një ishull në Detin Marmara, i bëri thirrje Partisë Punëtore të Kurdistanit, të kryesuar prej tij, të heqë dorë nga konfrontimi i armatosur me autoritetet turke.

Ai gjithashtu propozoi tërheqjen e njësive luftarake të militantëve kurdë nga territori i Turqisë dhe fillimin e negociatave të paqes për zgjidhjen e konfliktit shumëvjeçar. "Kushdo që mban armë në dorë, të largohet nga Turqia", - thuhet në deklaratën e Oçalan, të lexuar në qytetin Dijarbakir në Turqinë juglindore, të populluar kryesisht nga kurdët.