Autoritetet e Koresë së Jugut vendosën të rrisin numrin e profesionistëve, të cilët janë përgjegjës për luftën kundër sulmeve kibernetike, nga 400 deri në 1.000 vetë.

"Lufta kibernetike tashmë është jo më pak kërcënuese se një sulm raketor apo bërthamor", - deklaroi një epror i lartë ushtarak i Koresë së Jugut, duke komentuar vendimin në fjalë.

Të mërkurën në kompaninë më të madhe radiotelevizive të Koresë së Jugut KBS, në radiokompaninë MBC si dhe një nga bankat më të mëdha Koresë së Jugut Shinhan Bank të gjithë kompjuterët rreshtën së funksionuari.