Nëse Izraeli sulmon Iranin, Tel Avivi dhe Haifa do të fshihen nga faqja e dheut, deklaroi të enjten Lideri Suprem i Iranit Ajatollahu Ali Khamenei në një transmetim të drejpërdrejtë në televizionin shtetëror.

Deklarata erdhi një ditë pas takimit në Jeruzalem të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentit amerikan Barack Obama. Gjatë këtij takimi Netanjahu propozoi që "sanksionet politike dhe ekonomike kundër programit bërthamor të Iranit të shoqërohen edhe nga perspektiva e një operacioni të mundshëm ushtarak".