Këtë vit Moska po përjeton marsin më të ftohtë në 33 vitet e fundit, njoftoi specialisti i qendrës së motit “Fobos”.

"Këtë javë dhe në ditët e fundit të marsit temperaturat do të jenë rreth tetë ose nëntë gradë më poshtë se norma. Një mot i tillë korrespondon me treguesit më të ftohtë të fundit të janarit - fillimit të shkurtit. Në këtë mënyrë, ky mars mund të rezultojë më i ftohti në 33 vitet e fundit", - tha eksperti.

0Ai vuri në dukje se deri në fund të marsit do të bëjë mot i ftohtë, ndërkohë që pranvera, për sa i përket klimës, pritet të fillojë vetëm në ditët e para të prillit.