Gjatë vizitës së saj në Republikën Çeke Kryetarja e Këshillit të Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë Valentina Matvienko diskutoi me Kryeministrin çek Petr Necas perspektivat e zhvillimit të ekspozitës Expo 2020 në Ekaterinburg.

"Unë iu luta palës çeke të mbështesë aplikimin e Ekaterinburgut, kur të merret vendimi, - theksoi Valentina Matvienko. - Çekia ka lidhje të zhvilluara me rajonin Sverdllovsk, Kryeministri premtoi t'i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese".

0Expo 2020 në Ekaterinburg mund të bëhet ekspozita e parë botërore në territorin e Rusisë. Tema e aplikimit të Rusisë - "Intelekti global. E ardhmja e globalizimit dhe ndikimi i tij në botën tonë".