Sberbank-ës ruse iu ofrua blerja e një banke në Qipro, por ajo nuk shfaqi interesim ndaj këtij propozimi, njoftoi Kreu i saj German Gref.

Gref konfirmoi gjithashtu se Sberbank ka një sasi të konsiderueshme të kredive të kompanive ruse, të regjistruara në Qipro, por nuk vëren kurrfarë problemesh në këtë aspekt, pasi këto kompani nuk ushtrojnë aktivitete biznesi në Qipro.

Kreu i Sberbank bëri thirrje gjithashtu të mos nxirren konluzione të nxituara dhe të priten rrugëzgjidhjet e ofruara nga autoritetet e Qipros.