0Xi Jinping zgjodhi pikërisht Rusinë për vizitën e tij të parë pas marrjes së postit të kryetarit të shtetit në vend. Kjo dëshmon për vlerësimin e lartë të marrëdhënieve ruso-kineze nga ana e lidershipit të ri të Kinës. Në Moskë i përmbahen një pikëpamje të ngjashme.

Kina tashmë për të dytin vit radhazi është bërë për Rusinë partnerja e parë më e madhe tregtare. Investimet reciproke janë vazhdimisht në rritje, një zhvillim të ri ka marrë bashkëpunimi në fushën e energjetikës, me vrull të madh ka avancuar edhe bashkëpunimi ndër-rajonal dhe ndër-kufitar midis dy vendeve. Ja se çfarë thotë eksperti orientalist rus Andrei Vollodin:

- Marrëdhëniet dypalëshe ruso-kineze kanë arritur nivelin e mirëbesimit partnerial. Ekziston dëshira e mirë e dy vendeve për veprime të përbashkëta dhe jo vetëm në kuadër të institucioneve politike ndërkombëtare. Ne mund t’i ofrojmë palës kineze bashkëpunimin në fushën e energjisë bërthamore, energjisë hidroelektrike, në sferën e nanoteknologjive.

Sipas mendimit të diplomatëve kineze, aktualisht në botë po ndodhin ndryshime të thella. Në një situatë të tillë do të ishte e arsyeshme që Rusia dhe Kina të forconin mbështetjen e ndërsjelltë politike. Të dy vendet dalin për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ato synojnë të sigurojnë vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e zhvillimit të brendshëm. Me fjalë të tjera, interesat e Rusisë dhe Kinës në shumë gjëra përkojnë. Analisti politik rus Aleksandër Salickij fokusohet në formulën e "partneritetit strategjik".

- E rëndësishme është që ne jemi fqinjë. Kina është mbështetëse e politikës së fqinjësisë së mirë. Dhe ajo dallohet në njëfarë mënyre nga modelet tradicionale të perceptimit gjeopolitik, të cilat janë zhvilluar në kohën e vet në Europë, duke u bazuar në formulën "armiku i fqinjit tim është miku im". Kina ka një formulë krejtësisht tjetër të fqinjësisë së mirë: "më të rëndësishme janë marrëdhëniet me fqinjin se sa me partnerin e largët". Ne e përqafuam gjithashtu këtë formulë në politikën tonë të jashtme.

Çështje më vete është sovraniteti kombëtar dhe siguria. Sipas mendimit të Pekinit, në këtë çështje Rusia dhe Kina duhet t’i ofrojnë mbështetje të fortë njëra-tjetrës. Në veçanti, mund të konstatohet ngjashmëria e pikëpamjeve në lidhje me çështjen e mbrojtjes antiraket (MAR). Të dyja palët kanë për qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në këtë fushë, duke u bazuar në logjikën e thjeshtë se nuk mund të garantohet siguria për disa shtete në kurriz të rrezikut për vendet e tjera.

0Natyrisht, interesi në rritje i Moskës dhe Pekinit ndaj njëri-tjetrin është në mënyrë evidente i ndërsjelltë. Duke kapërcyer problemet, të cilat për vite të tëra me radhë kanë penguar krijimin e marrëdhënieve normale midis dy vendeve, udhëheqësit e Rusisë dhe Kinës më në fund arritën në konkluzionin e domosdoshmërisë së bashkëveprimit strategjik në shekullin XXI.