Zëri i Rusisë Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, nënshkroi dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare më 11 maj të këtij viti. Në mesnatën e 16 marsit Asambleja Kombëtare dhe qeveria e Pakistanit pushuan së plotësuari kompetencat e veta.

Qeveria e shpërndarë e Partisë Popullore u formua në vitin 2008 - pas dorëheqjes së Presidentit Pervez Musharraf. Rivalet kryesore të Partisë Popullore në zgjedhjet e ardhshme do të jenë Liga Myslimane e Pakistanit e ish-Kryeministrit Nawaz Sharif dhe Partia Tehreek-e-Insaf (Lëvizja për Drejtësi), e udhëhequr nga ish-Ylli i kriketit Imran Khan.