0108 ditë para fillimit të Lojrave Botërore Studentore gati 30 objekte sportive janë vënë në shfrytëzim, në to tashmë po zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive. Duke hapur mbledhjen e Këshillit për zhvillimin e Kulturës fizike dhe Sportit, Putin kujtoi vendimin për të aplikuar regjimin pa viza për sportistët që do të vizitojnë Rusinë deri në vitin 2018:

- Universiada në Kazan hap një seri të tërë evenimentesh sportive të nivelit ndërkombëtar që do të mbahen në Rusi. Dhe në shumë gjëra, nga mënyra se si do ta organizojmë ne gjithë këtë punë, do të gjykojnë për aftësitë e mundësitë tona, mbi përgjegjësinë tonë. Deri në vitin 2018 në Rusi duhet të zhvillohen rreth 20 aktivitete të mëdha sportive ndërkombëtare, kampionate botërore. Dhe, mendoj, se do të jetë plotësisht e drejtë në qoftë se ne do të vendosim regjimin e hyrjes pa viza për të gjithë sportistët që do të përfshihen në këto gara.

Presidenti vizitoi tre objektet kryesore të Universiadës - Pallatin e sporteve të ujit, Stadiumin "Kazan Arena" dhe Qendrën e gjimnastikës artistike (ritmike). Në stadiumin e futbollit "Kazan Arena" do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Universiadës, ndeshjet e futbollit të saj si dhe disa nga ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018. Ai është pajisur me teknologjitë më të fundit - madje dhe me dhoma për lutje, të cilat i impresionuan tej mase gazetarët. Stadiumi në shumë gjëra është një objekt me të vërtetë unikal, tregon Drejtuesi i ndërtimit të stadiumit Radik Minnahmetov:

- Unikaliteti i këtij objekti konsiston në gjithçka të ndërtuar atje. Kryesore është sipërfaqja e madhe e stadiumit. Korniza, konstruksioni metalik - kulmi i tij mbështetet mbi 8 "këmbë" të vendosura në një distancë prej 100-120 metra nga njëra-tjetra, ndërsa pesha e tij është plot 11.300 ton! Dhe unë mund të them me bindje se ky është konstruksioni më i fortë, më rezistent për klimën tonë. Ai mund të përballojë 500 kg ngarkesë në një metër katror.

0Lojrat Botërore Studentore të vitit 2013 do të përfshijnë 27 disiplina sportive, në të cilat atletët do të rivalizojnë për 351 komplete medaljesh - maketet e tyre iu paraqitën Presidentit Putin. Këto ditë po zhvillohet maratona e zjarrit të Universiadës dhe do të përfundojë ajo më 6 korrik në Kazan - në ditën e hapjes së Universiadës.