Zëri i Rusisë Stuhia e fuqishme e dëborës ka bllokuar rrugët në Kamçatka. Në ndihmë shoferëve, të bllokuar nga dëbora, u kanë ardhur ekipet e shpëtimit. Për shkak të dëborës së parreshtur dhe erës së fuqishme është ndaluar udhëtimi me automjete. Për sa i përket transportit publik, qarkullimi në rrugë lejohet vetëm për automjetet e shërbimeve emergjente.

Ekipet e shpëtimit këshillojnë me ngulm që banorët të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Të mërkurën të gjitha shkollat në Petropavllovsk-Kamçatskij anuluan mësimin. Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit aeroporti i Petropavllovsk-Kamçatskij është mbyllur.