Ministri qipriot i Financave, Michalis Sarris, i cili kryeson delegacionin e vendit të tij gjatë vizitës në Rusi, deklaroi se pret arritjen në marrëveshje me Moskën për marrjen e një kredie që të mërkurën.

Delegacioni i Qipros gjatë takimit me Ministrin rus të Financave Anton Silluanov të mërkurën në Moskë do të kërkojë dhënien nga ana e Rusisë të një huaje prej disa miliarda euro në këmbim të aksioneve të bankave qipriote dhe sektorit energjetik të ishullit.

Pritet gjithashtu që gjatë negociatave të diskutohet edhe zgjerimi i kredisë ruse për Qipron me një vlerë prej 2.5 miliardë euro.