Zëri i Rusisë Fraksioni turk i ekstremit të majtë "Fronti Revolucionar për Çlirimin e Popullit" ka marrë mbi vete përgjegjësinë për dy shpërthimet që gjëmuan në prag në Ankara, thuhet në një deklaratë të publikuar ditën e mërkurë në faqen e Internetit të grupit.

Sipas fjalëve të marksistëve, ata do të vazhdojnë sulmet kundër autoriteteve, sepse këta të fundit "shkelin të drejtat e qytetarëve turq mbi lirinë e mendimit dhe të ndërgjegjes".

Siç u njoftua, në vigjilje në Ankara ndodhën dy shpërthime në afërsi të Ministrisë së Drejtësisë dhe Selisë së Partisë në pushtet "Partia për Drejtësi dhe Zhvillim".