Zëri i Rusisë Zëvendëskryeministri i parë i Rusisë, Igor Shuvallov, zhvilloi një takim me Ministrin e Financave të Qipros, Michalis Sarris. Në këtë takim mori pjesë gjithashtu edhe Ministri i Financave i Rusisë Anton Silluanov. U arrit në marrëveshje që bisedimet të vazhdojnë nesër.

Sot, më parë, Michalis Sarris zhvilloi bisedime me Anton Silluanov dhe i quajti ato "shumë të mira, shumë konstruktive, shumë të ndershme". "Ne e kuptojmë fort mirë se sa serioze është situata", - tha Michalis Sarris. "Ne do të vazhdojmë negociatat për të gjetur një zgjidhje, e cila do të mundësojë marrjen nga ne të mbështetjes së nevojshme prej Rusisë", - njoftoi ai.