Zëri i Rusisë OKB-ja feston të mërkurën Ditën e parë Ndërkombëtare të Lumturisë në histori. Kjo datë përfshin organizimin e një sërë aktivitetesh.

Në mesazhin e tij të parë kushtuar kësaj date Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se "lumturia është thelbi i dëshirave njerëzore". Ndërkohë ai shprehu gjithashtu keqardhjen e vet në lidhje me faktin se "mirëqenia minimale materiale është ende e paarritshme për shumë njerëz që jetojnë në varfëri të skajshme".

Rezoluta, e cila e shpall 20 marsin Ditën e Lumturisë, u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 12 korrik të vitit 2012.