U hap në Londër "hoteli", i krijuar tërësisht nga materiale të ëmbla të ngrënshme. Ndërtesa e pazakontë filloi të presë mysafirët në mëngjesin e së mërkurës, më 20 mars. Kjo do të jetë dita e vetme kur londinezët dhe vizitorët e kryeqytetit britanik do të kenë mundësi të vizitojnë "hotelin" me tetë dhoma të ngrënshme.

Për krijimin e dhomave të tij punuan 14 specialistë. Ata harxhuan 2 mijë orë gjatë procesit të përgatitjes së themeleve për "materialin e ndërtimit" dhe 900 orë për dekorimin e ambjenteve të tij.

Hapja e "hotelit" u shndërrua në fushatë reklamuese të një kompanie të specializuar për prodhimin e sheqerit.