Zëri i Rusisë Qeveria e Venezuelës dekoroi me medalje grupin e mjekëve kubanë, të cilët që nga mesi i vitit 2011 trajtuan Presidentin e Venezuelës Hugo Chavez. Dekreti përkatës me firmën e Presidentit të Përkohshëm Nicolas Maduro u botua në gazetën zyrtare të Venezuelës.

Mjekëve kubanë iu dorëzuan Urdhrat "Çlirimtarët dhe çlirimtaret e Venezuelës" të shkallës së parë. Gjithsej me medalje u nderuan 7 mjekë, siç thuhet në dekret, "për zbatimin profesional të detyrës së tyre si mjekë në ofrimin e ndihmës Komandantit të Përgjithshëm të Revolucionit Bolivarian Hugo Chavez Frias".