Zëri i Rusisë Rrjetet e brendshme kompjuterike të kanaleve kryesore televizive dhe bankave koreano-jugore sot kanë dalë jashtë funksionit për shkak të një sulmi të mundshëm kibernetik, njoftoi policia, e cila po heton incidentin.

Bëhet fjalë për kanalet televizive kombëtare KBS, MBC dhe YTN. Gjithashtu janë fikur serverat e bankës së Seulit “Shinhan” si dhe të një institucioni tjetër financiar.