Zëri i Rusisë U arrit marrëveshja për blerjen e Bankës Popullore të Qipros Laiki (Cyprus Popular Bank) nga investitorët rusë, njoftoi gazeta “Kathimerini”.

Kjo marrëveshje, e cila për momentin mbetet në nivelin e angazhimeve verbale, destinohet të reduktojë me 4 miliardë euro nevojat e Qipros për financim.

Ndërkohë Sekretari për shtyp i qeverisë qipriote e përgënjeshtron arritjen e kësaj marrëveshje.

Bordi i Drejtorëve të Bankës Laiki deri kohët e fundit është kryesuar nga Michalis Sarris, i cili aktualisht mban postin e Ministrit të Financave të Qipros. Tani ai ndodhet në Moskë, ku po zhvillon bisedime me autoritetet ruse.