Kryepeshkopi i Kishës Katolike Romake, Nunci Apostolik në Federatën Ruse Ivan Jurkoviç ishte i ftuar në një program në Radiokompaninë "Zëri i Rusisë". Programi i përkushtohej hipjes në Fronin e Shenjtë të Pontifikut të ri - Papa Françeskut.

Ivan Jurkoviç theksoi se Françesku "si një personalitet shumë i spikatur ka një potencial të madh". "Lideri shpirtëror duhet të jetë human, duhet të ketë besim në vetvete", - deklaroi Ambasadori i Vatikanit në Rusi.

Ekspertët theksojnë se ka shumë të ngjarë që përkatësisht marrëdhënieve me Rusinë Papa Françesku të vazhdojë linjën e paraardhësit të tij. Gjatë papatit të Benediktit XVI marrëdhëniet midis kishave orthodhokse dhe katolike ruse u përmirësuan në mënyrë të ndjeshme.