Organizata “Al-Qaeda” mori mbi vete përgjegjësinë për një seri sulmesh terroriste që ndodhën të martën në Irak. Militantët i quajtën sulmet terroriste në fjalë si valën e parë të hakmarrjes për ekzekutimet masive në Irak. Gjatë vitit të kaluar në vend u ekzekutuan rreth 130 persona.

Të hënën Ministri i Drejtësisë deklaroi se asgjë nuk mund t’i ndalë autoritetet shtetërore për zbatimin e metodave të tilla. Të paktën 20 shpërthime dhe sulme ndodhën të martën në Irak, shumica e tyre në lagjet shiite të Bagdadit. Si pasojë mbetën të vrarë më shumë se 50 persona, të paktën 200 të tjerë u plagosën.