Kushtetuta e re e Zimbabve u miratua nga shumica dërrmuese e qytetarëve në një referendum të zhvilluar të shtunën, njofton komisionit zgjedhor i vendit.

Kushtetuta, e cila ndalon Presidentin të mbajë postin e tij për më shumë se dy mandate, u mbështet nga pothuajse 95% e votuesve, ose më shumë se 3 milionë njerëz.

Kushtetuta u mbështet gjithashtu edhe nga dy partitë më të mëdha politike në vend. Zgjedhjet e reja presidenciale këtë vit do të zhvillohen në përputhje me kushtetutën e re.