Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan është mbushur plot e përplot me qindra e mijëra njerëz që duan të marrin pjesë në Meshën, dedikuar inaugurimit në fron të Papa Françeskut. Në të janë të pranishëm kryetarët e shteteve dhe hierarkët fetarë të shumë vendeve të botës.

Mesha shënon fillimin zyrtar të qëndrimit të Françeskut në postin e Kreut të të gjithë katolikëve në botë.

Pontifiku i ri ka deklaruar më parë se qëndrimi i tij në fronin papal do të jetë më modest nga stili i drejtimit të paraardhësit të tij. Ai urdhëroi eliminimin e të gjitha lukseve të tepruara gjatë Meshës dhe deklaroi se Kisha duhet të mbajë gjithmonë vath në vesh se ajo është krijuar për ngushëllimin e të varfërve.