Ish-Kryeministri britanik, Tony Blair, tha në një intervistë për BBC-në se vendet perëndimore mund të paguajnë një çmim të shtrenjtë nëse nuk do të ndërhyjnë në konfliktin në Siri. Sipas fjalëve të ish-Kryeministrit, pa ndërhyrje nga jashtë numri i viktimave të konfliktit sirian mund të tejkalojë numrin e të vrarëve gjatë luftës në Irak.

Blair dha një intervistë me rastin e 10-vjetorit të fillimit të operacionit ushtarak amerikan në Irak. Ai vuri në dukje se edhe pse vendimi për të dërguar trupat britanike në Irak ishte më i vështiri në gjithë karrierën e tij, ai gjithsesi ishte vendim i drejtë. Vendimi i Blair vazhdon të mbetet ende objekt i një kritike të rëndë nga ana e qytetarëve dhe politikanëve britanikë.