Zëri i Rusisë Në shtetin indian Maharashtra pësoi aksident një autobus pasagjerësh. Si rezultat i kësaj tragjedie, siç njofton kanali televiziv indian “NDTV”, gjetën vdekjen të paktën 37 persona.

0Sipas të dhënave të kanalit televiziv, midis viktimave ka edhe qytetarë të huaj. Autobusi, i cili po udhëtonte nga shteti Goa për në Mumbai, ra nga një urë në një pjesë të tharë të shtratit të lumit. Në polici njoftuan se shoferi, për arsye ende të panjohura, humbi kontrollin e drejtimit të automjetit. Aksidenti ndodhi rreth 350 km larg nga Mumbai.