Si pasojë e shpërthimit që ndodhi në një bazë ushtarake në shtetin e Nevada të SHBA-së humbën jetën disa persona.

Shpërthimi ndodhi në një depo municioni në bazën Hawthorne gjatë stërvitjeve ushtarake, të zhvilluara nga njësitë e Korpusit të marinsave të SHBA-së. Numri i saktë i të vdekurve dhe të plagosurve nuk është bërë ende i ditur. Në vendngjarje po punojnë ushtarakë dhe ekipet e shpëtimit.

Baza Hawthorne, e cila ndodhet në shkretëtirë, është një nga depot më të mëdha të municionit në botë, ku kryehet edhe çaktivizimi i bombave dhe raketa të vjetëruara. Depot e bazës janë të shpërndara në një territor rreth 600 km2.