Pajisja DAN (albedo dinamike e neutronëve), e montuar në robotin eksplorues të Marsit “Curiosity”, regjistroi një shpërndarje jo të njëtrajtshme të ujërave nëntokësore në Mars.

Tani shkencëtarët duhet të zbulojnë shkakun përse disa zona të sipërfaqes së Planetit të Kuq ruajnë lagështi, të cilat me shfaqjen e njëfarë fantazie mund të quhen "oaze" në mes të shkretëtirës marsiane.

Pajisja DAN ka bërë tashmë disa qindra matje të sipërfaqes së Planetit të Kuq me anë të përdorimit të metodës së sondimit me neutrone. Të dhënat e përftuara mundësuan studimin e shpërndarjes së ujërave nëntokësore në bazë të thellësisë. Rezultoi se vëllimi i ujit në shtresën e sipërme të dheut ndryshon nga sasia e ujit në një thellësi prej më shumë 10-20 cm.