Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, konfirmoi njoftimet se avionët dhe helikopterët e Forcave Ushtarake Ajrore të Sirisë sulmuan ditën e hënë veriun e Libanit.

Ngjarja e ndodhur "përbën në vetvete një përshkallëzim të theksuar të shkeljes së sovranitetit libanez, fajtor për të cilin është regjimi sirian. Shkelje të tilla të sovranitetit janë absolutisht të papranueshme", - deklaroi Viktoria Nuland.

0Bombardimi i territorit libanez ndodhi vetëm pak ditë pasi Damasku u kërkoi autoriteteve të Libanit të ndalojnë depertimin e rebelëve antiqeveritarë në Siri nëpërmjet kufirit libanez.